Prapa grilave - Ilustrim

Gjykata vendosi për katër të arrestuarit nën dyshimin e trafikimit të një vajze në Pejë

Gjykata e Pejës i caktuar masën e paraburgimin I. M., E. Z., M. I. dhe J. A.,  nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale trafikimi me njerëz.

Për të njëjtën vepër të pandehurës M. Xh. i është caktuar masa e arrestit shtëpiak.

Sipas njoftimit të gjykatës ekziston dyshimi se prej datës 12 deri me 16 të këtij muaji, të pandehurit duke vepruar si grup i organizuar, kanë marrë pjesë në trafikimin e qenieve njerëzore dhe atë të një të dëmtuare.

Ekziston dyshimi i bazuar se të njëjtit nën kërcënimin dhe përdorimin e forcës e vejnë të dëmtuarën në shfrytëzim për përfitim material përmes shërbimeve seksuale me pagesë me personat e tjerë.

Kundër këtij vendimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.