Gjykata vendosi për dy zyrtarët e arrestuar të Komunës së Prizrenit

Një muaj paraburgim i ka caktuar Gjykata e Prizrenit dy zyrtarëve ligjorë të Komunës së Prizrenit të arrestuar të enjten.

Shefi i zyrës ligjore, Arben Krasniqi, dhe zyrtari ligjor, Shqipron Krasniqi, janë arrestuar nën dyshimet për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Zyrtare: Për çfarë po dyshohen zyrtarët e arrestuar në Prizren

Prokurorja e rastit, Arijana Shajkovci, gjatë ditës së stome kishte dorëzuar kërkesë që dy zyrtarëve të arrestuar t’u caktohet paraburgimi.

Avokatët Bestar Kolgeci dhe Driton Shehu e kishin kundërshtuar kërkesën e Prokurores për caktim të paraburgimit, duke e quajtur të pabazë dhe aspak të arsyetuar ligjërisht.

“Kjo kërkesë e prokurorisë është fyerje për vet gjykatën”, ka thënë Bestar Kolgeci që e mbron të dyshuarin Shqipron Krasniqi.

KALLXo.com mëson se dy zyrtarët e Komunës fillimisht ishin ftuar në prokurori për t’u marrë në pyetje, më pastaj ishin dërguar në stacionin policor ku atyre iu ishte caktuar ndalim policor prej 48 orësh.

Prokuroria e Prizrenit po pretendon se zyrtarët ligjorë të ndaluar kanë lejuar këmbimin e pronës së paluajtshme të Komunës së Prizrenit në kundërshtim me ligjin.

Sipas dyshimeve të Prokurorisë të dy të pandehurit në një kontest civil në asnjë seancë gjyqësore nuk e kanë kundërshtuar propozimin për shkëmbim të pronës, që sipas prokurorisë është në dëm të Komunës dhe që të njëjti pretendohet se nuk kanë paraqitur ankesë ndaj vendimit të Gjykatës.

Avokati Bestar Kolgeci ka kundërshtuar pretendimet e prokurorisë duke thënë se vet Gjykata e Prizrenit me një vendim e ka lejuar rregullimin dhe përtëritjen e mëgjeve, dhe se në rastin konkret nuk bëhet fjalë për këmbim të pronës komunale

Edhe dy zyrtarët e ndaluar Arben Krasniqi dhe Shqipron Krasniqi e kanë kundërshtuar kërkesën e prokurores që atyre të iu caktohet paraburgimi, duke e cilësuar këtë masë si shumë të ashpër, dhe se të njëjti do ti përgjigjeshin çdo ftese të Prokurorisë.

Zyrtare: Për çfarë po dyshohen zyrtarët e arrestuar në Prizren