Gjykata, ilustrim Foto: Pixabay

Gjykata vendos për vrasjen që kishte ndodhur më 14 shkurt 2015

Besnik Bedrolli u shpall fajtor për vrasjen e U.D. dhe plagosjen e A.S. duke e dënuar atë me 11 vjet burg.

Kryetari i trupit gjykues, Ngadhnjim Arrni me anëtarët e trupit gjykues Agim Kuqi dhe Medije Bytyqi, i shqiptuan dënimin si në vijim.

Besnik Bedrolli iu shqiptua dënim unik me burgim prej 11 vitesh.

Kurse të bashkakuzuarit, Bajram Bedrolli e ka liruar nga akuzat për vrasje. Kurse për akuzat për lëndime të lehtë trupore, ato janë parashkruar.

Për këtë rast, dënim ndaj Besnik Bedrollit ishte shqiptuar edhe në dy raste më parë, por Gjykata e Apelit i kishte kthyer të dy rastet në rigjykim.

Në vitin 2020 Besnik Bedrolli u dënua për vrasje të rëndë me 11 vite burg kurse për armëmbajtje 1 vit e gjysmë, me dënim unik prej 12 vitesh.

Kurse Bajram Bedrolli pas ri-cilësimit të veprës nga vrasja e rëndë në lëndim të lehtë trupor dhe e ka dënuar me 2 vjet e 10 muaj burg.

Ndërsa në vitin 2018 Besnik Bedrolli për dy veprat e lartëcekuara u dënua me dënim unik prej 15 vitesh kurse Bajrami për ndihmë në kryerjen e vrasjes së rëndë dhe armëmbajtje pa leje i ishte shqiptuar dënim unik prej 10 vitesh.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore të Prishtinës  më 14 shkurt 2015 rreth orës 02:00 në fshatin Banullë të Komunës së Lipjanit U.D. kishte dalë për të festuar me shokët e tij në një lokal.

Pas një mosmarrëveshje  te dera e lokalit në fillim ndodh fjalosja, e pastaj viktima U.D. por edhe të dëmtuarit E.Q. e S.A. sulmohen me mjete të forta dhe me kondak të revoles.

Duke përshkruar zhvillimin e mëtejshëm të incidentit, në aktakuzë pretendohet se kur U.D. përdor armën e tij për të evituar sulmin, i pandehuri Besnik Bedrolli me revolen e tij në afërsi prej rreth një metri shtie katër herë në drejtim të U.D., i cili nga plagët e marra vdes në vendin e ngjarjes.

Gjithnjë sipas aktakuzës, i plagosur me lëndime të rënda mbetet edhe i dëmtuari A.S., ndërsa të pandehurit ikin nga vendi i ngjarjes.

Shën Valentini që Përfundoi me Vrasje