Gjykata Themelore e Prishtinës - Foto: KALLXO.com

Gjykata vendos për të dyshuarit për dhunë në prani të fëmijëve

Gjykata e Prishtinës sot ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj A.D., dhe H.C., të dyshuar për dhunë në familje.

Paraburgimi ndaj dy të pandehurve është caktuar për veprën penale dhunë në familje në kohëzagjatje pre 15 ditësh.

Sipas njoftimit të Gjykatës, dyshohet se dy të pandehurit veç e veç kanë kryer veprën penale dhunë në familje.

Gjykata thotë se dy të pandehurit kanë ushtruar vazhdimisht dhunë fizike dhe psikike ndaj njëri tjetrit duke e sulmuar njëri tjetrin edhe në prezencën e fëmijëve.

Gjykata ka konstatuar se paraburgimi është masë adekuate për zhvillimin e papenguar të procedurës penale, pasi që nëse të njëjtit gjinden në liri ekziston rreziku i arratisjes.

Poashtu, Gjykata konstaton se nëse të pandehurit gjinden në liri ekziston rreziku i përsëritjes së së veprës penale dhe kryerjes së veprave tjera penale.

Kodi Penal i Republikës së Kosovës, parasheh që dënimi për veprën penale dhunë në familje kryesi dënohet me gjobë dhe me burgim deri në 3 vjet.