Prapa grilave - Ilustrim

Gjykata vendos për të dyshuarin për grabitje

B. G, i arrestuar nën dyshimet për grabitje në një pikë të “Ria Money Transfer” në Gjakovë, pritet të qëndrojë 30 ditë në paraburgim.

Kjo pasi Gjykata e ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së sigurisë ndaj të dyshuarit.

Sipas Prokurorisë, B. G., dyshohet të ketë kryer dy vepra penale, atë të grabitjes.

I njëjti me datën 23 mars kishte hyrë i maskuar me maskë medicinale e pistoletë në dorë në “Ria Money Transfer”, me qëllimin e marrjes së të hollave që ndodheshin aty.

Për këto veprime, Gjykata e Gjakovës e ka lënë në paraburgim deri me datën 24 prill 2020.

Kallxo.com ka raportuar edhe për arrestimin e tij nga Policia.