Gjykata vendos për policin e dyshuar për sulm seksual ndaj të miturës
Gjykata e Gjilanit ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh të pandehurit R. Sh., pjesëtar i Policisë së Kosovës.
Ai po dyshohet se e ka kryer veprën penale sulm seksual, vepër kjo e dënuar me ligj.
Sipas Prokurorisë ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri nga muaji nëntor 2020 e deri me datë 20.04.2021, është takuar disa herë me të dëmtuarën e mitur, e cila është person me aftësi të kufizuara mendore, me ç’rast i pandehuri dyshohet se ka ushtruar sulm seksual ndaj saj.
“Gjykata konsideron se këto rrethana tregojnë rrezikun potencial se nëse i njëjti lihet në liri ai mund ta përsërisë veprën penale apo të kryej edhe ndonjë vepër tjetër penale me pasoja edhe më të rënda”, thuhet në njoftimin e Gjykatës se Gjilanit.
Tutje thuhet se paraburgimi ka qenë masa adekuate në këtë fazë të procedurës.
“Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, ka vlerësuar se qëndrojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, pasi që masat tjera alternative në këtë fazë të procedurës do të ishin të pamjaftueshme”, përfundon njoftimin e sajë Gjykata.
KALLXO.com ka raportuar që nga momenti i arrestimit të Policit të dyshuar nga ana e Inspektoratit të Policisë së Kosovës.
Ndalohet për 48 orë polici që dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture