Foto: Kallxo.com

Gjykata vendos për ish-drejtorin e Arsimit në Komunën e Drenasit

Gjykata e Prishtinës ka shpallur aktgjykim lirues ndaj ish-drejtorit të Drejtorisë së Arsimit në Komunën e Drenasit, Sadik Tahiraj, në akuzat e Prokurorisë për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Dosja e Prokurorisë e ngarkonte Tahirajn se pa përfillur procedurat e tenderimit kishte angazhuar kompanitë “A&I Group” SH.P.K dhe “Al Trade” Sh.P.K. për ndërtimin e depos për dru dhe thëngjill të shkollës fillore “Rasim Kiçina” në Drenas dhe rregullimin e kulmit të shkollës fillore “Rilindja” në Dobroshec.

Kryetarja e trupit gjykues, gjyqtarja Naime Krasniqi- Jashanica, liroi Sadikajn pasi nuk ishte vërtetuar se i njëjti kishte kryer këtë vepër penale.

Sipas aktakuzës, pa u përfillur procedura e tenderimit, është lidhur marrëveshja e mirëkuptimit në mes Sadik Tahirajt dhe “Al Trade” për furnizimin me material për ndërtimin e depos për thëngjill në shkollën “Rasim Kiçina” për të cilën është dashur Komuna e Drenasit të paguajë shumën prej 8,543.31 euro. Ndërsa me “A&I”, Sadik Tahiraj kishte lidhur marrëveshje mirëkuptimi për rregullimin e kulmit të shkollës fillore “Rilindja” pa përfillur procedurat e tenderimit, për të cilën Komuna e Drenasit kishte paguar 17,043.50 euro.

KALLXO.com në vazhdimësi kishte raportuar lidhur me këtë proces gjyqësor – LINK