Gjykata vendos për Iran Badallin, i dyshuar për vrasjen e policit

Gjykata e Prizrenit i ka caktuar masën e paraburgimit të dyshuarit Iran Badalli.

Badalli dyshohet për vënien e një mjeti shpërthyes, si pasojë e të cilit vdiq polici Sami Thaqi, u plagosën dy policë tjerë, njëri prej tyre rëndë, si dhe u plagos edhe një fëmijë.

Iran Badalli po dyshohet për tri vepra penale, shkaktim i rrezikut të përgjithshëm me pasoja vdekjen e një personi dhe shkaktim i rrezikut të përgjithshëm si pasojë tre persona të lënduar.

I njëjti po dyshohet edhe për veprën penale armëmbajtje pa leje.

KALLXO.com para pak çastesh raportoi se i dyshuari për vrasjen e policit ishte sjellë i prangosur në gjykatë.

KALLXO.com ka siguruar fotografi të të dyshuarit për vrasjen e policit në pranga.

https://kallxo.com/lajm/e-kaluara-kriminale-e-iron-badallit-i-arrestuar-pas-vrasjes-se-policit-sami-thaqi/

VIDEO: Varrimi i policit Sami Thaqi

 

 

Sami Thaqi, polic i njësisë speciale u vra nga një shpërthim teksa bashkë me kolegë po bastisnin shtëpinë e një të dyshuari në fshatin Zhur.

Përveç humbjes së këtij polici, në atë incident u lënduan edhe dy policë të tjerë.

Deri më tani ende nuk është bërë e qartë se si ishte vendosur eksplozivi ndërsa i dyshuari, pronari i shtëpisë ishte arrestuar pas ngjarjes tragjike.

Dje në fshatin Shkarashnik të Malishevës iu dha lamtumira policit të vrarë Sami Thaqi.

VIDEO: Varrimi i policit Sami Thaqi

.