Gjykata vendos për dy inspektorët e dyshuar për mitmarrje

Adnan Jupolli dhe Gazmend Jashari, inspektorë të ATK-së, pritet të qëndrojnë 1 muaj në arrest shtëpiak, pasi Gjykata e Prishtinës e ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e paraburgimit.

Jupolli dhe Jashari, po dyshohen se me datën 13 shkurt si inspektorë të ATK-së, gjatë inspektimit të një biznesi në Fushë Kosovë kishin hasur  në parregullsi dhe për të mos e ndëshkuar biznesin në fjalë për parregullsitë e gjetura kishin kërkuar nga pronari i biznesit 50 euro.

Gjykatësi kujdestar, Naser Foniqi, e refuzoi kërkesën e prokurorisë dhe të njëjtën e kishte njoftuar më të drejtën në ankesë.

Gjykatësi Foniqi, për Kallxo.com tha se lënda gjendet në Gjykatën e Apelit për shkak se Prokuroria vendimin për arrest shtëpiak e kishte goditur me ankesë.

ATK në të njëjtën ditë të dyshuarit, Jupolli dhe Jashari, i kishte suspenduar nga puna.

Kallxo.com ka raportuar se arrestimi i dy inspektorëve të lartcekur është mbrëmjen e datës 13 shkurt.

Arrestohen 2 inspektorë të ATK-së, dyshohet se morën ryshfet nga pronari i një biznesi në Fushë-Kosovë