Gazmend Muhaxheri, LDK, Pejë. Foto: Atdhe Mulla

Gjykata vendos në favor të kryetarit të Pejës, hedhet poshtë aktakuza

Gjykata e Pejës e ka hedhur poshtë aktakuzën ndaj kryetarit të komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri.

Në këtë aktakuzë, Muhaxheri akuzohej se si person përgjegjës në cilësinë e kryetarit të komunës, refuzoi të zbatojë vendimin e plotfuqishëm të Gjykatës se Apelit, i cili vendim e obligonte atë që ta kthejë në vendin e punës Hysni Selmanajn, ish drejtor i Auditimit të Brendshëm në komunën e Pejës.

“Veprimet e të pandehurit nuk përbejnë vepër penale dhe nuk kemi prova të mjaftueshme qe mbështesin dyshimin e bazuar se është kryer vepër penale”, tha gjyqtari Sejdi Blakaj për KALLXO.com.

Muajin e kaluar, në gjykatën e Pejës ishte mbajtur një seancë për këtë rast.

Në këtë seancë, prokurorja e rastit, Lumturije Vuçetaj, kishte thënë se kërkesa për hedhjen e aktakuzës e parashtruar nga mbrojtësi i të akuzuarit Gazmend Muhaxheri, avokati Besnik Berisha, është në tërësi e paqëndrueshme dhe e pabazuar.

Pas argumentimit të shkresave të lëndës Vuçetaj tha se i akuzuari në cilësinë e kryetarit te komunës si person përgjegjës refuzoi ekzekutimin e vendimit te gjykatës se Apelit, çka shpie tek pretendimi se i njëjti është mbi ligjin.

Ish-Drejtori-Kallëzim Penal ndaj Gazmend Muhaxherit

Prokurorja kishte deponouar si prova edhe dy aktgjykime të Gjykatës Kushtetuese, që kanë për objekt vlerësimin e kushtetutshmërisë se aktvendimit të Gjykatës se Apelit për çështjet e natyrës se njëjtë si kjo e sotme, duke shtuar se i akuzuari është penalisht përgjegjës për veprën penale qe i vihet në barrë.

Komuna e Pejës Suspendon Denoncuesin e Dyshimeve për Keqpërdorime