Gjykata vendos ndaj Milaim Zekës, akuzohej për cenim të privatësisë

 

Gjykata në Prishtinë ka marrë vendim me të cilin e ka liruar nga akuza ish-deputetin e kuvendit të Kosovës, Milaim Zekën.

I njëjti akuzohej nga prokuroria në Prishtinë se në Vitin 2017 pa autorizim ka incizuar palën e dëmtuar ne këtë rast.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë, i akuzuari Milaim Zeka në maj të vitit 2017 në një restorant në Prishtinë, pa autorizim e ka incizuar palën e dëmtuar B.D., e më pastaj duke u bazuar në atë incizim, sipas Prokurorisë, i njëjti në rrjetin social “Facebook” e ka publikuar edhe një artikull që aludonte në tani të dëmtuarën, duke përfshirë kështu jetën e saj private.

Me anë të këtyre veprimeve, Prokuroria pretendonte se Milaim Zeka e ka cenuar privatësinë e të dëmtuarës B.D.