Prapa grilave - Ilustrim

Gjykata vendos ndaj dy të dyshuarve për futjen me forcë në veturë e sulm seksual ndaj një gruaje

 

Dy të dyshuarve për futjen me forcë dhe sulm seksual ndaj një gruaje në rrugën ‘Agim Ramadani në Prishtinë, Gjykata e Prishtinës ua ka caktuar masën e paraburgimit.

A.G dhe B.G. po dyshohen se më datën 28 gusht rreth orës 16:00 kanë futur me forcë në veturën e tyre dhe më pas e kanë sulmuar seksualisht viktimën.

Kërkesën për këtë masë e ka bërë Prokuroria e Prishtinës për shkak të dyshimit se ata kishin kryer sulm seksual ndaj një gruaje në Prishtinë.

Të dyshuarit të martën janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje për 48 ore.

Të arrestuarit janë A.G. 33 vjeç dhe B.G. 36 vjeç.

Prokuroria ditën e djeshme ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarve.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë së prishtinës, Laureta Ulaj.

 

Dy të dyshuarit për futjen me forcë në veturë dhe sulm seksual ndaj një gruaje dalin para gjykatës

KALLXO.com ka raportuar në vazhdimësi për këtë rast.

Arrestohen dy burrat e dyshuar për sulm seksual ndaj një gruaje në Prishtinë