Gjykata Themelore e Prishtinës - Foto: KALLXO.com

Gjykata vë në paraburgim të dyshuarin për sulm ndaj gruas në sy të fëmijëve

Gjykata e Prishtinës njofton se ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit F.B.

Prokuroria ka kërkuar paraburgim për F.B., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale të sulmit.

Sipas njoftimit të Gjykatës, i pandehuri F.B. e ka sulmuar  gruan e tij në sy të fëmijëve.

Gjykata pasi ka pranuar kërkesën e prokurorisë ndaj të F.B., ka caktuar paraburgimin në kohëzgjatje prej 1 muaji.

Sipas Gjykatës masa e paraburgimit është mase adekuate për zhvillimin e papenguar në këtë çështje penale.

Po ashtu gjykata ka gjetur se nëse i pandehuri F.B. gjendet në liri  mund të përsërisë veprën penale,  duke ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj të dëmtuarës – bashkëshortes së tij, e cila vepër penale dyshohet se është kryer në ambiente familjare në prezencë të fëmijëve të tyre, duke krijuar shqetësime edhe për fëmijët e që të njëjtit mund të kenë pasoja psikologjike për të ardhmen e tyre.

I pandehuri F.B., sipas njoftimit të Gjykatës, është udhëzuar në të drejtën e tij për të paraqitur ankesë në Gjykatën e Apelit.