Ilustrim

Gjykata u jep paraburgim 4 të arrestuarve për fajde dhe trafikim të armëve

Gjykata e Prishtinës njofton se ndaj 4 personave ka aprovuar kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit.

Sipas njoftimit Z.J., B.J., V.J. janë dërguar në paraburgim për shkak se të njëjtit dyshohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprat penale armëmbajtje pa leje, fajde, trafikimin e armëve dhe shitblerjen  e narkotikëve.

Ndërsa të pandehruit A.M., i është caktuar paraburgimi muaji për shkak të dyshimit se dyshohet se ka kryer veprën penale trafikim të armëve dhe lëndëve plasëse.

Të pandehurve u është caktuar paraburgimi në kohëzgjatje prej 1 muaji.

Gjykata pasi ka shqyrtuar lëndën ka gjetur se për t’u zhvilluar me sukses procesi penal ndaj të pandehurve duhet të caktohet paraburgimi në kohëzgjatje prej 1 muaji.

Të pandehurit janë udhëzuar për të drejtën e tyre për të paraqitur ankesë në Gjykatën e Apelit.