Ilustrim

Gjykata tregon dhëmbët, dënim me 500 euro për 10 euro korrupsion

Gjykata e Prishtinës i ka treguar dhëmbët një shoferi të autobusit i cili u kap duke tentuar ta korruptojë një polic në pikën kufitare.

Safet Zajmi është dënuar me gjobë nën akuzën se tentoi t’i ofrojë 10 euro policit.

Në aktakuzën e siguruar nga KALLXO.com thuhet se ngjarja kishte ndodhur më 5 janar.

I pandehuri i kishte vendosur paratë në dokumentacionet të cilat i kishte dorëzuar policisë ndërsa pasi paratë u hasën, ai kishte dhënë një sqarim interesant për prezencën e tyre në dokumente.

Zajmi kishte thënë në intervistë se paratë kishin destinacion policinë e Serbisë por që ai gabimisht ua kishte dhënë atyre të Kosovës.