Trendafilova prezanton punën e Dhomave të Specializuara edhe në Mitrovicën Veriore

Kryetarja e Dhomave te Specializuara Ekaterina Trendafilova, është paraqitur sot në Mitrovicën Veriore në konferencë për media lidhur me punën, mandatin dhe zhvillimin e punës së Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Trendafilova, fillimisht  foli për qëllimin e themelimit të Dhomave të Specializuara.

Sipas saj Dhomat e Specializuara u  themeluan për shkak të pretendimeve se kanë ndodhur krime të luftës në Kosovë, dhe se nga gjykatat vendore nuk janë gjykuar personat e dyshuar.

Trendafilova, përmendi se raporti i Dick Marty-it,  i cili përmbante pretendimet për krimet e kryera në Kosovë ishte aprovuar nga Asambleja e BE-së më 7 janar 2011.

“Pastaj më 14 prill 2015 ishte lidhur marrëveshja që të krijohen dhomat e specializuara”, tha Trendafilova.

Trendafilova tutje tha se Dhomat e Specializuara financohen nga BE-ja dhe shtetet ndihmëse.

Lidhur me mandatin e këtyre Dhomave Trendafilova tha se “kur të pushon mandati i Dhomave të Specializuara, Kosova do të njoftohet nga Këshilli I BE-së”.

Tutje kryetarja Trendafilova foli edhe për rastet e Sali Mustafës, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinajt.

Ndërsa për rastin kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit  tha se është në fazën paraprake dhe është një rast shumë i madh sepse akuzohen për 10 vepra penale, dhe se ky gjykim mund të fillojë në fillim të vitit të ardhshëm.

“Rasti Shala është rasti i fundit që po zhvillohet në gjykatë”, tha kryetarja Trendafilova.

“Rasti Shala, dëshiroj të gjykohet në Belgjikë, por me vendim të gjykatësit është paraburgosur në Hagë”, tha ajo.

Trendafilova: Edhe gjykimi më i mirë nuk do të vlejë nëse ai merret në mirëqenie dhe kurriz të njerëzve

Pamje nga arrestimi i aktivistëve të PSD-së pasi vendosën ngjyrë mbi veturat e EULEX-it (VIDEO)