Salih Mustafa - 14.12.2020

Rasti Salih Mustafa, sot konferenca përgatitore për gjykim

Sot në Hagë do të mbahet konferenca përgatitore për gjykimin në rastin e ish-pjesëtarit të UÇK-së, Salih Mustafa. Nga Gjykata Speciale kanë bërë të ditur se konferenca do të fillojë në orën 09:30.

Aktakuza kundër Mustafës është konfirmua më 12 qershor të vitit 2020, ndërsa ai është arrestuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar më 24 shtator dhe është transferuar në Hagë. Më 28 shtator, ish-eprori i UÇK-së, Salih Mustafa është paraqitur para gjykatësit të procedurës paraprake, Nikola Giju.

Aktakuza e ngarkon Mustafën me “përgjegjësi penale individuale për ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme që janë krime lufte sipas të drejtës ndërkombëtare”. RTV21