Nasim Haradinaj përfundon dëshminë e tij në Gjykatën Speciale

Ish kreu i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Nasim Haradinaj, sot ka përfunduar dëshminë e tij në Dhomat e Specializuara të Hagës.

Haradinaj i cili po akuzohet se ka bërë publikim e dokumenteve të rrjedha nga Gjykata Speciale, gjatë deklarimit të tij, ka thënë se e gjitha kjo ishte bërë për shkak të transparencës dhe interesit publik.

“Z. Avokat krejt kjo që kam bo, ka qenë vetëm transparenca dhe interesi publik. Asgjë tjetër. Kam dashur të përqojë si po ndihen si vetranë. Tek e fundit e kam dhënë jetën për këtë liri e demokraci. Kam dashur të shprehë njëanësinë që kjo pokurori ka”, tha Haradniaj.

Kurse, në fund Haradnianj i tha avokatit Toby Cadman se emrat e dëshmitarëve nuk i ka bërë publik asnjëherë.

“Po më doket nuk e paskët ni, gjatë dy ditëve me radhë e kam cek se asnjëherë, në asnjë çast, asnjë fletë e asnjë sekond nuk kam publiku dhe fotografu as me telefon, as me kurgjo vet, personalisht”, u shpreh Haradinaj.

Për Hraradinajn ishte e rëndëishme të tregohej për publikun që dokumentet kanë ardhur, por jo dhe brendësinë e tyre.

“Për ne ka qenë në interes publik vetëm me tregu çka na ka ardh, jo çka ka në brendi”, ka thënë Haradinaj.

Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj po akuzohen nga ZPS-ja për veprat penale – frikësim gjatë procedurës penale, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës dhe për pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare.

Ata akuzohen edhe se shpërndanë pa autorizim informacion konfidencial dhe jopublik në lidhje me hetimet konfidenciale të Task Forcës Hetimore Speciale (TFHS) dhe ZPS-së, inkurajuan të tjerë të shpërndanin më tej informacionin jopublik.

Sipas Dhomave të Specializuara të dy organizuan dhe bashkërenduan së bashku me disa të tjerë shpërndarjen e paautorizuar të informacionit konfidencial dhe jopublik dhe veprime të tjera në lidhje me të.

Madje në aktakuzë thuhet se të dy në cilësinë e kryetarit dhe nënkryetarit të OVL-UÇK-së, mbajtën një konferencë për shtyp në të cilën i ekspozuan dokumentet e DSP-së mbi një tavolinë.

Sipas DSP, ata mbajnë përgjegjësi për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës.

Sipas prokurorit të specializuar më 7 dhe 25 shtator të vitit 2020, Hysni Gucati, Nasim Haradinaj, Faton Klinaku dhe Tomë Gashi shpërndanë pa autorizim informacion konfidencial të hetimeve të Speciales dhe inkurajuan të tjerët të përhapin më tej këto informacione konfidenciale.