FOTO: Thaçi, Veseli, Selimi, dhe Krasniqi në Gjykatën Speciale

Më 29 tetor mbahet konferenca e radhës ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit

Ndaj ish krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit të akuzuar për krime lufte nga Gjykata Speciale në Hagë, më 29 tetor do të mbahet konferenca e radhës për ecurinë e çështjes.

Gjykata Speciale në kalendarin e punës ka njoftuar se më 29 tetor nga ora 14:30 do të fillojë konferenca e tetë në çështjen penale ndaj ish krerëve të UÇK-së.