Deklarata e Sali Mustafës në Gjykatën e Specializuar

Në seancën e sotme gjyqësore Sali Mustafa, ish komandat Cali, u ftua të deklarohet për 4 pikat e aktakuzës me të cilën e ngarkon Prokurori i Specializuar.

Por para deklarimit për pafajësinë Sali Musatfa deklaroi para gjykatësit të procedurës paraprake.

“Unë Sali Mustafa ish epror e luftëtar duke besuar thellë në betimin e ushtarit të UÇK-së dhe moralin e bashkëluftarëve të mi, duke qenë se lufta për liri ka qenë e drejtë e pashamangshme dhe e domsodoshme, sepse okupimi i gjatë i Sllobodan Millosheviqit si dhe pas luftrave pushtuese të përgjakshme mua dhe popullit tim nuk na kishte lënë shumë zgjidhje”.

Mustafa deklaroi se kishin vetëm dy mundësi: “Ose të përfundonim në kampet e Evropës Perëndimore pa nder, pa atdhe, pa liri, ose të organizoheshim në një rezistencë të përbashkët që kumtoi luftën për liri”, tha ai.

Në deklaratën e tij Mustafa u bëri thirrje gjithë deputetëve që t’i zgjerojnë kompetencat e Gjykatës Speciale për t’i hetuar edhe krimet, vrasjet, dhunimet, zhdukjet që kanë ndodhur në Kosovë nga okupatori.

“U bëjë thirrje deputetëve të parlamentit Evropian dhe deputetëve të Kosovës, që të zgjojnë ndërgjegjen njerëzore që kësaj gjykate speciale selektive e cila në fushën ndërkombëtare është e panjohur të ia zgjerojë kompetencat për të hetuar, gjykuar dhe vënë drejtësi edhe për 16 mijë viktima civile, rreteh 20 mijë motra të abuzuara seksualisht, kthimin e 1500 qytetarëve të zhdukur, mbi 450 masakra të ndodhura Kosovës, dhe për dëmet kolosale materiale të shkaktuara në ekonominë shoqërore të cilat i shkaktoi okupatori”.

“UÇK-ja nuk ka qenë organizatë terroriste apo bandë e organizuar, por UÇK-ja lindi nga populli duke derdhur gjakun e vajzave dhe djemve me të mirë të kombit është bërë gurëthemel i lirisë sonë që ne sot e gëzojmë, andaj jam i gatshëm të deklarohem për pafajësinë time”, përfundoi Salih Mustafa.

Sipas aktakuzës së konfirmuar më 12 qershor 2020, Salih Mustafa- komandant Cali po akuzohet si epror i njësitit BIA, që kishte 500-600 anëtarë, vepronin kryesisht në zona të mëdha urbane si Prishtina dhe Obiliqi dhe përreth këtyre zonave, si dhe në rajonin e Gollakut në të cilin ndodhet fshati Zllash.

Sipas aktakuzës, njësiti BIA vepronte në  një kompleks në Zllash që përfshinte një numër ndërtesash e përdorej si vendstrehim të sigurt dhe si qendër ndalimi dhe marrjeje në pyetje.

Me aktakuzë  Mustafa ngarkohet se mes 1 dhe 19 prillit 1999 së bashku me pjesëtaret e tjerë të UÇK-së, ushtarët me pseudonimet ‘Tabuti’, ‘Ilmi VELA’, ‘Bimi’, ‘Dardani’, ‘Afrimi’, u hoqën lirinë së paku gjashtë personave pa proces ligjor të rregullt në kompleksin e ndalimit në Zllash.

Sipas aktakuzës, personat e ndaluar u mbajtën të ruajtur me rojë, ndër të tjera në një stallë të kyçur, dhe iu nënshtruan akteve të trajtimit mizor dhe të torturës.

Aktakuza thotë se i akuzuari Mustafa së bashku me pjesëtarët e tjerë të UÇK-së, kishin kryer trajtim mizor sepse 6 të ndaluarëve nuk u kishin mjaftueshëm ushqim, ujë dhe kushteve higjienike dhe sanitare, fjetje, strehim dhe kujdesit shëndetësor.

Pika e akuzës  që  ngarkon Mustaën me torturë thotë se i akuzuari Mustafa së bashku me pjesëtarët e tjerë të UÇK-së ndaj personave të ndaluar u shkaktuan viktimave vuajtje ose dhimbje shumë të rënda me synim marrjen e informatave ose deklaratave pranuese, duke i ndëshkuar, frikësuar ose shtrënguar viktimat ose duke i diskriminuar viktimat, ndër të tjera për arsye politike.

Aktakzua ngarkon Mustafën edhe për vrasjen e njërit prej 6 personave të ndaluar.

Sipas kësaj pike të aktakuzës, i akuzuari Salih Mustafa, ishte prezent në kompleksin e ndërtesave të Zllashit, kur pjesëtarët e UÇK-së e kishin sjellur personin tani të vrarë dhe e kishin shënjestruar duke e rrahur dhe shënjestruar më shumë se personat e tjerë.

Sipas aktakuzës, gjatë kohës së ndalimit të personit të vrarë, familjarët e tij vazhdimisht kishin kërkuar informata rreth tij, por nuk i ishin dhënë informata të plota, ose u ishin dhënë informata të rreme.

Të gjitha lajmet për Salih Musatfën mund t’i lexoni në këtë link.