Apeli konfirmon dënimin ndaj Gucatit e Haradinajt, ua ulë dënimin nga tre muaj

Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt Gjykata e Apelit në kuadër të Gjykatës Special ua ka konfirmuar dënimin e shkallës së parë, por jua ka ulur dënimin nga tre muaj.

Në seancën e sotme të Apelit në çështjen ndaj dy ish-krerëve të OVL-UÇK-së, Hysni Gucati dhe Nasim Hardinaj, Gjykata ka shqyrtuar kundërshtimet e Gucatit dhe Hardinajt. Gjykata ka konstatuar se kundërshtimet e mbrojtjes për disa pika janë të pabazuara.

Me këtë rast ka ulur dënimin nga 4 vjet e gjysmë sa ishin dënuar secili, në 4 vjet e tre muaj.

Gjykata ka theksuar se do të mbeten të dy në paraburgim në Hagë deri në transferimin në shtetin ku do të vuajnë dënimi

Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj u arrestuan më 25 shtator 2020 në Prishtinë.

Krerët e OVL-UÇK-së Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj më 18 maj 2022, u dënuan me nga 4 vjet e gjysmë burgim dhe 100 euro gjobë.

Ata u gjetën fajtor se mes datave 7 dhe 25 shtator 2020, shpërndanë pa autorizim informacione konfidenciale dhe jopublike lidhur me hetimet e Task Forcës Hetimore Speciale (‘TFHS’) dhe ZPS-së.

Sjellja e disa dokumenteve të Gjykatës Speciale në zyret e OVL-UÇK-së nga një person ende i panjohur e më pas bërja publike e tyre në konferenca mediatike, është arsyeja e gjykimit ndaj Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt.

Haradinaj dhe Gucati akuzohen se gjatë shtatorit të vitit 2020 bën deklarata akuzuese për dëshmitarë që bashkëpunojnë me ZPS-në dhe për persona të tjerë duke i quajtur ata ndër të tjera gënjeshtarë, bashkëpunëtorë dhe tradhtarë.

Ata po ashtu akuzohen se shpërndanë pa autorizim informacion konfidencial dhe jopublik në lidhje me hetimet konfidenciale të Task Forcës Hetimore Speciale (‘TFHS’) dhe ZPS-së duke inkurajuar të tjerë të shpërndanin më tej informacion konfidencial dhe jopublik.

Madje në aktakuzë thuhet se të dy në cilësinë e kryetarit dhe nënkryetarit OVL-UÇK-së, mbajtën konferencë për shtyp në të cilën i ekspozuan dokumentet e DSP-së mbi një tavolinë.

Sipas akuzës Gucati e Haradinaj mbajnë përgjegjësi për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, frikësim të dëshmitarëve dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës.

Raportimet e KALLXO.com lidhur me këtë rast mund t`i lexoni duke klikuar në LINK