Gjykata nuk ia pranoi fajësinë 21 vjeçarit të akuzuar për 4 vepra penale

Gazmend Lahu, i akuzuar për 4 vepra penale, lëndim i rëndë trupor, armëbajtje pa leje, përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm, shkaktim i rrezikut të përgjithshëm sot u deklarua para Gjykatës për aktakuzën e prokurorisë.

Lahu, deklaroi se e pranon fajësinë vetëm për lëndim të rëndë trupor dhe armëmbjtje pa leje, ndërsa për dy veprat tjera nuk e pranoi fajësinë.

Në rrethana të tilla, gjykata nuk e pranoi fajësinë dhe e njoftoi të akuzuarin Lahu për të drejtën e tij që në afat prej 30 ditësh të paraqesë kundërshtimin e provave dhe refuzimin e aktakuzës.

Aktakuza thotë se më 29 mars 2021 rreth orën 21 e 30 në rrugën “Ukshin Kovaçica” në Vushtrri afër kafiterisë O… pas zënkës me të dëmtuarin Ibrahim Hajra, i cili ishte i shoqëruar me A. R., i akuzuari kishte nxjerrë revolen e tipit ‘Cevena Zastava’ me qëllim që ta frikësojë të dëmtuarin.

Tutje aktakzua shpjegon se pasi i dëmtuari Ibrahim Hajra ishte larguar pak ai ishte kthyer përsëri në vendin e ngjarjes, ndërsa i akzuauri i kishte thënë “largohu mos mu afro” dhe ka nxjerrë pistoletën dhe në disatncë prej 2-3 metra ka gjuajtur 2 herë në pjesën e posthtmë të këmbëve të tij.

Sipas aktakzuës të dëmtuarit i është thyer pjesa e poshtme e kockës së nëngjurit të majtë si pasojë e plagës tejshkuese nga arma e zjarrit.

Pika 2 e aktakuzës e ngarkon Lahun për amëmbajtje pa leje, sipas së cilës i akuzuari Lahu prej datës së panjohur e deri më 29 mars 2021 kishte në posedim të paautorizuar revolen e tipit “Cervena a stave” M57 e kalibrit 7.62x 25 mm.

Pika tre e aktakuzës thotë se më 29 mars 2021, pasi i akuzuari kishte dy herë në drejtim të Ibrahim Hajrës ishte kthyer në drejtim të A. R. me revole në dorë dhe i ishte drejtuar me fjalët “ku mbete ti, robt t`i q….”.

Ndërsa pika e katërt e aktakuzës thotë se me gjuajtjen dy herë në drejtim të Ibrahim Hajrës që ishte afër kafiterisë O…, i akuzuari Gazmend Lahu kishte rrezikuar edhe jetën e kalimtarëve të rastit.