Gjykata ndalon videoincizimin e seancës në gjykimin ndaj ish-Komandantit të stacionit Policor në Gjakovë

Kristë Gjokaj, major në Policinë e Gjakovës dhe ish-Komandant i Stacionit të Policisë në Gjakovë, Bekim Preqi, kapiten, si dhe zyrtarët policorë, Gëzim Biblekaj, Agron Idrizi, Milot Ukaj, kanë dalë sot para gjykatësit në Gjilan për t`u përballur me aktakuzën për keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare.

Ndërsa i akuzuari Shaban Limanaj akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Këto vepra sipas Prokurorisë përfshijnë rrahje me grushte të një personi të arrestuar që ishte i prangosur brenda Stacionit të Policisë në Gjakovë.

Në seancën e sotme, e cila është duke u mbajtur në Gjykatën e Gjilanit, pas kërkesës së KALLXO.com për të bërë videoincizim në seancë, trupi Gjykues i drejtuar nga gjykatësi Islam Thaqi e refuzoj një kërkesë të tillë.

“Ndalohet të bëhet videoincizimi gjatë seancës gjyqësore me arsyetimin se duhet të mbrohet interesi i të akuzuarve prezent dhe i anëtarëve të familjes së ngushtë të tyre, në mënyrë që mos të shqetësohen deri në përfundim të këtij shqyrtimi gjyqësor. Monitoruesit mund të bëjnë fotografi të trupit gjykues dhe sallës së gjykimit mirëpo nuk mund të bëjnë videoincizim gjatë seancës”, tha Gjykatësi Islam Thaqi.