Arkiv - Xhabir Zharku

Gjykata merr vendim për Xhabir Zharkun

I është vazhduar masa e paraburgimit ish-kryetarit të Komunës së Kaçanikut, Xhabir Zharkut.

Këtë për KALLXO.com e konfirmoj prokurori i rastit Rasim Maloku.

“Kemi dorëzu kërkesën për vazhdimin e paraburgimit ndaj Xhabir Zharkut në Gjykatën e Ferizajt dhe vendimi është marrë me të cilin i vazhdohet edhe për dy muaj paraburgimi Xhabir Zharkut”. deklaroi prokurori Maloku.

Më 15 dhjetor, Zharkut i ishte caktuar masa e paraburgimit nën dyshimin se ka kryer dy vepra penale të shpërdorimit të pozitës zyrtare në periudha të ndryshme kohore.

Mbrojtja kishte paraqitur ankesë ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit por kjo gjykatë ka refuzuar si të pabazuar ankesën e avokatit mbrojtës kundër vendimit  për caktimin e masës së paraburgimit prej një muajit për Xhabir Zharkun.

Zharku ishte arrestuar në Aeroportin e Prishtinës në përpjekje për t’u larguar nga Kosova.