Arkiv - Enver Sekiraqa - Foto: KALLXO.com

Gjykata i thërret sërish, motrat Ismajli nuk paraqiten në gjykimin ndaj Enver Sekiraqës

Gjykimi ndaj Enver Sekiraqës i akuzuar për shtytjen në vrasjen e Triumf Rizës, ka dështuar të mbahet sërish në mungesë të dëshmitareve Adelina, Ema dhe Zanfina Ismajli.

Motrat Isamili, do të ftohen sërish nga gjykata nga gjykata për dëshmuar ndaj Enver Sekiraqës më datën 25 janar 2022.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar avokatja Kosovare Kelmendi e cila ka thënën se “do të ftohen në seancën e radhës”.

E pyetur nga KALLXO.com nëse ndaj motrave Ismjali do të lëshohet urdhëresë për sjellje me forcë avokatja Kelmendi mbrojtëse e të akuzuarit Enver Sekiraqa tha se gjykata ka vendosur që të sillen me detyrim.

Motrat Ismajli kishin munguar edhe seancën e datës 7 tetor 2020, që kishte ngritur tek prokurori i rastit dyshimet se mungesa e tyre po e zvarrit procedurën.

Enver Sekiraqa akuzohet se kishte nxitur Arben Berishën për vrasjen e Triumf Rizës, vrasje që ndodhi më 30 gusht 2007.

Triumf Riza ishte vrarë më 30 gusht 2007, e që sipas Prokurorisë rasti kishte ndodhur pasi ai kishte dalë nga lokali ‘AM:PM’, dhe ishte duke shkuar në drejtim të makinës së tij kur ishte qëlluar me 11 plumba prapa shpinës, tre nga të cilët ishin vdekjeprurës për të.

Për vrasjen e Triumf Rizës, Arben Berisha si ekzekutor ishte dënuar me 35 vite burg.

Në maj të vitit 2016, Gjykata e kishte gjetur fajtor dhe dënuar me 37 vjet burg Enver Sekiraqën ndërsa pas ankesës së mbrojtjes, Apeli e kishte kthyer çështjen në rigjykim.