Gjykata e Prishtinës që nga shpërthimi i pandemisë ka trajtuar 41 raste të dhunës në familje

Gjykata e Prishtinës njofton se gjatë kësaj kohe ka trajtuar me urgjencë rastet e dhunës në familje.

Sipas njoftimit, Gjykata e Prishtinës me degët në Podujevë, Lipjan, Graçanicë dhe Drenas prej 16 marsit deri më 30 prill ka trajtuar 41 lëndë të dhunës në familje.

Sipas njoftimit, Departamenti i Përgjithshëm, Divizioni Penal ka pruanuar 21 lëndë ndërsa Divizioni Civil ka pranuar 7 lëndë.

Ndërsa në Departamentin për të Mitur janë trajtuar 2 raste, në Graçanicë dhe Lipjan nga 1 rast, ndërsa në Podujevë 3 raste të dhunës në familje e në Drenas 5 raste.

Ndonëse rastet e dhunës në familje trajtohen me urgjencë, Gjykata njofton se pavarësisht gjendjes së pandemisë ajo ka trajtuar me prioritet këto lëndë.