Gjykata e Prishtinës mban seancën e parë online

Gjykata e Prishtinës ka njoftuar se sot ka mbajtur seancën e parë online përmes programit Zoom.

Pas vendimit të Trupit Menaxhues të Gjykatës në Prishtinë për pezullimin e mbajtjes së seancave me qëllim që të shmanget prania e madhe e palëve, kjo gjykatë ka filluar mbajtjen e seancave gjyqësore online.

Sipas njoftimit, seanca online është mbajtur ne Departamentin e Përgjithshëm nga gjykatësja Fatime Dërmaku.

Seanca elektronike është mbajtur për veprën penale posedim te paautorizuar të narkotikëve.