Prapa grilave - Ilustrim

Gjykata e Prishtinës i dënoi 5 persona për lëndim të rëndë e të lehtë trupor dhe armëmbajtje pa leje

Gjykata e Prishtinës, ka njoftuar se 5 persona të akuzuar i ka gjetur fajtorë për veprat penale lëndim i rëndë trupor, lëndim i lehtë trupor e armëmbajtje pa leje, e asgjësim të pasurisë.

I akuzuari me inicialet F. R. është dënuar me 3 vjet burgim për veprën penale lëndim i rëndë trupor, ndërsa është liruar nga akuza për veprën penale armëmbajtje pa leje.

I akuzuari me inicialet G. R. është dënuar me 2 vjet burgim për veprën penale armëmbajtje pa leje ndërsa është liruar nga akuzat për vrasje dhe tentim vrasje për shkak se veprat janë kryer në mbrojtje të nevojshme.

I akuzuari M. R. është dënuar me 1 vjet burgim për veprën penale lëndim i lehtë trupor ndërsa është liruar nga akuza për armëmbajtje pa leje.

Edhe i akuzuari B. R. është dënuar me 1 vit burgim për lëndim të lehtë trupor ndërsa për veprën penale tentim vrasje është liruar nga akuza për shkak se e njëjta është kryer në rrethanat e mbrojtjes së nevojshme.

Ndërsa i akuzuari P. R. është dënuar me 300 euro gjobë për veprën penale asgjësim të pasurisë.

Pesë të dënuarit nga Gjykata e Prishtinës janë udhëzuar në të drejtën e tyre për të paraqitur ankesë në Gjykatën e Apelit.