Pamjet kur Gjykata e Pejës rihap çështjen e Granit Elshanit

Gjykata e Pejës sot është pritur që të marrë vendim kundër Granit Elshanit për njërën prej ngjarjeve me të bujshme të qytetit.

Me vendim të trupit gjykues është rihapur shqyrtimi gjyqësor me qëllim të eliminimit të disa paqartësive.

Një anëtar i familjes Kelmendi nga Peja u plagos më 2 janar të vitit 2010 gjatë një gjuajtje me armë brenda diskotekës që la tre të plagosur dhe një të vdekur.

Për këtë incident është gjykuar Granit Elshani për të dytën herë, nga Gjykata e Pejës.

Herën e parë, i akuzuari për vrasje ishte dënuar me 25 vjet burg, ndërsa sot është rihapur përseri gjykimi.

Trupi gjykues në këtë rast ishte në përbërje nga kryetari-gjykatësi Sylë Lokaj dhe anëtarët Sulltan Dobraj dhe Prenk Palushi.

Prokuroria Speciale pretendon se në konfliktin në mes dy familjeve janë kryer 29 sulme të cilat kanë rezultuar me 23 të vrarë – 10 pjesëtarë të familjes Kelmendi, tre të familjes Elshani dhe dhjetë viktima të rastit. Në mesin e të vrarëve janë edhe dy fëmijë.