Gjykata e Gjilanit anulon seancat gjyqësore, përveç atyre me urgjencë

Gjykata e Gjilanit njofton se ka anuluar të gjitha seancat gjyqësore që kanë qenë të parapara të mbahen sot dhe në ditët në vijim.

Përjashtim këtu bëjnë seancat për caktimin e paraburgimit dhe seancat me urdhra mbrojtës, të cilat janë të natyrës urgjente.

Këto masa janë ndërmarrë duke u bazuar në vendimin e Qeverisë së Kosovës dhe vendimit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës të datës 15 mars 2020.

“Me qëllim të ndërmarrjes së masave preventive ndaj Coronavirus (Covid-19), ky vendim mbetet në fuqi, deri në një vendim të ri”, thuhet në njoftimin e Gjykatës së Gjilanit.

Kujtojmë se deri më tani në Kosovë janë konfirmuar 15 raste të prekur nga ky virus.