Gjykata e Apelit, Prishtinë | Foto: Kallxo.com

Gjykata e Apelit cakton 130 seanca në lëmin penal

Nga data 1 qershor, Gjykata e Apelit ka caktuar rreth 130 seanca të kolegjeve, në lëmine penale

Gjykata e Apelit gjatë këtyre ditëve ka caktuar rreth 130 seanca të kolegjeve në lëmin penal.

Seancat janë caktuar të mbahen në pjesën e  dytë të muajit qershor dhe gjatë muajit korrik.

Kjo ka ardhur pas vendimit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, të datës 29 maj 2020, sipas të cilit nga data 1.6.2020 ka rifilluar puna në KGJK dhe gjykata, me respektim të plotë të masave  dhe rekomandimeve për kufizimin e përhapjes së COVID-19.