Prapa grilave - Ilustrim

Gjykata dërgon në paraburgim zyrtarin e dyshuar për transferin 2 milionësh

Gjykata e Prishtinës ka caktuar masën e paraburgimit për 1 muaj ndaj zyrtarit të Ministrisë së Financave L.G pasi  mbajti  seancën me dyer të mbyllura.

Paraburgimi  është caktuar për shkak të veprës penale keqpërdorim i detyrës zyrtare.

Të pandehurit L.G i është caktuar masa e paraburgimit, pasi sipas gjykatës  i njëjti mund të arratiset me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale dhe në këtë mënyrë do të jetë i paarritshëm për organet e drejtësisë.

Po ashtu, gjykata ka gjetur se i njëjti mund të pengojë rrjedhjen e procedurës penale duke ndikuar në dëshmitarë dhe bashkëpjesëmarrës tjerë.

I pandehuri L.B dyshohet se me datë 09 tetor 2020 në cilësinë e personit zyrtar ka keqpërdorur detyrën e tij zyrtare duke realizuar transaksione në vlerë prej 2,077,995.90 euro në adresë të një kompanie, me të cilat veprime i ka shkaktuar dëm buxhetit të Republikës së Kosovës në shumë prej 2,077,995.90 euro dhe me këtë dyshohet se ka kryer veprën penale Keqpërdorimi i Pozitës apo Autoritetit Zyrtar.

Gjykata ka udhëzuar të pandehurin L.G. në të drejtën e tij për të ushtruar ankesë në Gjykatën e Apelit.

Avokati i të dyshuarit për transferin 2 milionësh: Nuk ka prova konkrete