Driton Dobruna - i akuzuar për kanosjen e gazetarit Vehbi Kajtazi 01.11.2024 (Arkiv)
Gjykata dënon me burg personin që kanosi gazetarin Vehbi Kajtazi
Gjykata Themelore e Prishtinës e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar, Driton Dobrunën për akuzën se ka kanosur gazetarin Vehbi Kajtazi, përmes rrjetit social Facebook më 09.10.2024.
I akuzuari Driton Dobruna është dënuar me 150 ditë dënim me burgim, dënim i cili do të zbatohet pasi aktgjykimi të merr formën e prerë.
Të akuzuarit i është ndërprerë masa e paraburgimit sot më datë 04.11.2024.
Prezent në sallë të gjykimit gjatë shpalljes së aktgjykimit ishte i pranishëm i dëmtuari, Vehbi Kajtazi, ndërsa i akuzuari nuk Driton Dobruna nuk ishte prezent, por vetëm avokati i tij, Adhurim Gashi.
Driton Dobruna akuzohej se kishte kanosur me jetë gazetarin Vehbi Kajtazi.
Sipas dosjes së prokurorisë, Dobruna i kishte shkruar në Messenger.
“A e din cila dhimbja më e madhe për një qenie, – me ly me benzinë, e pas dy minutave me shu me zjarrfikës, e këtë me e përsërit disa herë deri sa të vdesësh, më ke vrarë, tani jam vetëm si trup i pa shpirt, të jesh i sigurt, premtimin do ta mbaj, unë e ti së bashku në ferr”- ishin fjalët që i kishte dërguar i akuzuari gazetarit, Kajtazi, sipas prokurorisë.
Sipas prokurorisë, Dobruna e ka kanosur Kajtazin për një shkrim të protalit “Insajderi” që fliste për arrestimin e Dobrunës në muajin maj të viti 2024, ndonëse autor i shkrimit nuk ishte Kajtazi.
I akuzuari, më 01.11.2024 ka pranuar fajësinë lidhur me veprën penale të kanosjes dhe kishte kërkuar falje dhe kishte shprehur keqardhje.
Sipas prokurorisë, Dobruna, fillimisht ja kishte dërguar si “screenshot “Kajtazit lajmin e “Insajderit” duke vazhduar me shkrimin “Do të shihemi së shpejti, të adhuroj si gazetar, je idoll i im, Faleminderit për vuajtjet që mi ke shkaktuar, por të dua shumë, mezi po pres me u taku me ju, Vehbi k***, do të gjejë, do të takohemi, të dua, ma ke prish jetën, por nuk ka dert, se ti je gazetar, a e din cila dhimbja më e madhe për një qenie, – me ly me benzin e pas dy minutave me shu me zjarrfikës, e këtë me e përsërit disa herë deri sa të vdesësh, më ke vrarë, tani jam vetëm si trup i pa shpirtë, të jesh i sigurt premtimin do ta mbaj, unë e ti së bashku në ferr”.
Me këto veprime sipas prokurorisë i akuzuari ka kanosur Kajtazin duke i shkaktuar ndjenjën e frikës dhe ankthit.
I akuzuari Driton Dobruna figuron si avokat në regjistrin e Odës së Avokatëve të Kosovës.