Gjuan me armë në Pejë, arratiset dhe braktis veturën në Carrabreg të Deçanit

KALLXO.com mëngjesin e sotëm raportoi se mbrëmë ka patur të shtëna me armë zjarri në afërsi të Urës së Gurit në Pejë.

Policia përmes një komunikate ka bërë të ditur se sipas të dhënave preliminare dyshohet se një person i dyshuar ka shtënë tri herë në drejtim të një veture.

Sipas policisë, personat të cilët ndodheshin në veturë kanë shpëtuar pa lëdime, ndërsa vetura e viktimës është goditur nga predhat në dy dyert e veturës.

Policia ka njoftuar se pas kësaj gjuajtje me armë, i dyshuari ka ikur me veturën e tij në drejtim të Deçanit, me pas në fshatin Carrabreg-Deçan ka braktisur veturën dhe ka ikur në drejtim të panjohur.

“Në vendin e ngjarjes janë konfiskuar tri gëzhoja, po ashtu është konfiskuar  edhe vetura e të dyshuarit, ndërsa vetura e viktimës është duke u ekzaminuar nga Hetuesit Rajonal të Drejtorisë Rajonale Pejë”, njofton policia.

Tutje është bërë e ditur se policia ka zbuluar identitetin e personit të dyshuar dhe është duke ndërmarrë të gjitha masat për arrestimin e tij.

KALLXO.com raportoj më herët për gjuajtjen me armë në Pejë.

Të shtëna me armë zjarri në Pejë