Foto: Ilustrim

Gjilanasit i gjenden drogë e armë në shtëpi

Një gjilanas është arrestuar dje nga Policia për kultivim të drogës.

Policia ka sqaruar se i dyshuari është arrestuar pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe janë konfiskuar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë 61.9 gramë, një armë automatike dhe tetë gëzhoja.

Po ashtu në serën e të dyshuarit janë gjetur katër bimë të llojit kanabis sativa. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.