Gjilanasi raporton se një burrë po ngacmon gruan dhe vajzat e tij

Një person ka raportuar në Policinë e Kosovës se një burrë për tri ditë radhazi është duke ngacmuar seksualisht gruan dhe dy vajza e tij.

Rasti sipas raportimit ka ndodhur nga data 17 shtator deri më 20 shtator në Gjilan.

I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është ndaluar për 48 orë, por për shkak të gjendjes së tij shëndetësore psikike është ndaluar në repartin psikiatrik nën mbikëqyrje të policisë.