Gjilan, tre familjarë rrihen mes vete

Policia ka njoftuar se në Gjilan gjatë mbrëmjes së djeshme tre të dyshuar janë rrahur mes vete pas një mosmarrëveshjeje.

Sipas Policisë së Kosovës, dy të dyshuarit për shkak të lëndimeve kanë marrë tretman mjekësor, kurse pas intervistimit me vendim të prokurorit  të tre janë dërguar në mbajtje.

Rasti vazhdon të hetohet.