Foto: Gjykata Themelore në Gjilan

Gjilan, sot nis gjykimi i të akuzuarit për vrasjen e gruas në Kamenicë

Nuhi Mavrovqani nga Kamenica sot pritet të paraqitet në Gjykatën e Gjilanit për t’u përballur me akuzën e Prokurorisë e cila atë e ngarkon me veprën penale të vrasjes së rëndë.

Ndaj tij, Prokuroria e Gjilanit tanimë ka ngritur aktakuzë e cila atë e ngarkon për vrasjen e gruas se tij.

Sipas dosjes së Prokurorisë, i akuzuari i ka shkaktuar bashkëshortes së tij plagë të hapura vdekjeprurëse dhe thyerje në anën e majtë të kokës.

Tutje sipas Prokurorisë, Nuhi Mavrovqani veprën penale e ka kryer duke e goditur bashkëshorten e tij me shufër metalike fillimisht në anën e majtë të kokës, duke e rrëzuar në tokë, ndërsa kishte vazhduar duke e goditur në kokë dhe në pjesë të tjera të trupit, po ashtu me shufër metalike.

KALLXO.com do të sjell pas pak detaje nga gjykimi ndaj të akuzuarit Mavrovqani.