Foto-ilustrim

Gjilan, paraburgim për të dyshuarin për kontrabandim me migrant

Gjykata e Gjilanit sot ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit K.Sh.

I pandehuri K.Sh. është ndaluar për 48 orë nga Prokuroria e Gjilanit.

Sipas Prokurorisë ekziston dyshim i bazuar se i dyshuari K.Sh. më 19 tetor 2019, rreth orës 21:50, në pikën kufitare Dheu i Bardhë, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm kishte tentuar te kontrabandonte migrant.

Sipas Prokurorisë, i dyshuari K.Sh. ishte marrë vesh me të dëmtuarin R.O, që do t’i organizonte udhëtimin për në Belgjikë.

Gjilan, një i ndaluar për kontrabandim me migrantë

Pasi që i dëmtuari R.O. nuk kishte dokumente valide për të udhëtuar për në Belgjikë duhej të paguante 3 mijë e 500 euro pasi të arrinte në Belgjikë.

Gjatë kontrollit nga Policia, të pandehurit  i janë gjetur edhe 3.6 gramë narkotikë e llojit kokainë.

Gjyqtari i procedurës paraprake pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, pasi për këtë vepër parashihet një dënim mjaft i lartë dhe masat tjera alternative do të ishin të pamjaftueshme për zhvillimin normal të procedurës penale.

Gjykata njoftoi palët  se kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.