Foto-ilustrim

Gjilan, paraburgim për të arrestuarit për posedim të heroinës

Gjykata e Gjilanit ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë duke u caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh të pandehurve Xh.D. dhe H.R.

Prokuroria pretendon se të pandehurit pa autorizim kanë poseduar me qëllim të shitjes apo shpërndarjes heroinë në peshë prej 19.7 gramë, të cilën e kanë mbajtur në ambiente familjare.

Me këto veprime, të pandehurit dyshohen për veprën penale – posedim ilegal i drogës.

“Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve pasi që masat tjera alternative do të ishin të pamjaftueshme për sigurimin e të pandehurve në këtë fazë të procedurës, gjithashtu duke marr parasysh që i pandehuri Xh. D. është një person recidivist i veprave penale”, njofton Gjykata e Gjilanit.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!