Gjykata e Gjilanit

Gjilan - Një muaj paraburgim të dyshuarit për grabitje

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh të pandehurit D. K.

Ai po dyshohet se e ka kryer veprën penale të grabitjes.

Sipas njoftimit të Gjykatës, ekziston dyshimi i bazuar se me datë 22.06.2021, rreth orës 05:40 minuta në rrugën “Adem Jashari”, në Kamenicë i pandehuri duke përdorur forcën e ka përvetësuar pasurinë e personit tjetër.

Tutje Sipas njoftimit të Gjykatës, grabitja është kryer në atë mënyrë që në pompën e derivateve “IP Petrol”, ka hyrë me një person të maskuar dhe nën kërcënimin e armëve dhe duke e goditur punëtorin A. Z., kanë arritur që nga arka e pompës së derivateve të marrin shumën e të hollave prej 229 euro dhe të largohen nga vendi në drejtim të panjohur.

Gjykata njofton se paraburgimi ka qenë masa adekuate në këtë fazë të procedurës, pasi që ka vlerësuar se këto rrethana janë të mjaftueshme për zhvillimin normal të procedurës penale.