Gjykata e Gjilanit

Gjilan - Gjykata lë të lirë edhe tre inspektorë të tjerë të dyshuar për keqperdorim detyre

Gjykata në Gjilan, ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj të pandehurve E. I., N. V., dhe D. M. nën dyshimin se në bashkëveprim kanë kryer veprën penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar.

Të dyshuarit në këtë rast janë inspektorë komunal dhe ata janë liruar në seancë degjimore.

Lajmin për kallxo.com e ka komfirmuar zyrtari i Gjykates se Gjilanit Sabit Shkodra, i cili tha se gjyqtari i procedurës paraprake ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë dhe nuk ka caktuar ndonjë masë për të pandehurit, që do të thotë se ata janë liruar.

Sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Gjilan, ekziston dyshimi i arsyeshëm se me 18 gusht të dyshuarit e lartëpërmendur si persona zyrtarë (inspektorë të tregut), në Komunën e Kamenicës, nuk i kanë përmbushur detyrat zyrtare.

“Të pandehurit edhe pse kanë qenë të njoftuar nga ana e policisë së Kosovës, se në lokalin-kafiterinë “Intime” nuk është duke u respektuar vendimi i Qeverisë së Kosovës lidhur me pandeminë “Covid 19”, me ç’rast nuk është mbajtur distanca sociale dhe prania e personave ka qenë mbi 50 persona, të pandehurit me asistencën e policisë kanë shkuar te lokali në fjalë por nuk kanë marr asnjë veprim me arsyen kinse gjithçka në atë lokal është në rregull, duke u deklaruar se janë autoriteti i vetëm që merren me këtë çështje dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes”, thuhet në kërkesën e Prokurorisë për caktimin e arrestit shtëpiak.

Kujtojmë se ditë më parë, konkretisht më 18 gusht Gjykata e Gjilanit pati liruar edhe 5 inspektorë të dyshuar për veprën e njejtë penale –  LINK