foto: Ilustrim

Gjilan – Arrestohet pjesëtari i sigurimit pasi rrahu një person me probleme mendore

Policia e Kosovës e ka arrestuar një person në dyshimin se e  ka rrahur viktimën me probleme mendore.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Zija Shemsiu” në Gjilan , me 29 gusht 2019.

Ndërkaq arrestimi është kryer me datën 10 shtator 2019.

Sipas PK-së, i dyshuari, derisa ka qenë në vendin e punës si pjesëtar i sigurimit fizik në një hipermarket dyshohet se i ka shkaktuar lëndime trupore viktimës me probleme mendore, për të cilin rast ka raportuar babai i viktimës.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.