Gjilani

Gjilan, arrestohet një person për shpërndarje të produkteve pa afat

Një pronar i një depoje ushqimore është arrestuar, pasi që dyshohet se i njëjti ka shpërndarë në qendra tregtare dhe shitore me pakicë artikuj ushqimorë me afat të skaduar.

Ai dyshohet se po ashtu ka ndërhyrë në afatin e skadimit.

Rasti ka ndodhur në dje në rrugën “Beqir Musliu” në Gjilan në orën 09:30.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe inspektorët e tregut dhe të ATK-së.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.