Gjilan- arrestohet dhe paraburgoset i akuzuari i që i ikte drejtësisë tash e 11 vjet

Gjykata në Gjilan caktuar e masën e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj të akuzuarit I.S. pasi që akuzohet nga Prokuroria për veprën penale vrasje në tentativë të kryer në vitin 2005.

Gjykata njofton se fillimisht procedura ndaj tij ishte pezulluar pasi i njëjti ishte i pa arritshëm për organet e drejtësisë.

“I akuzuari i është shmangur organeve të ndjekjes, ashtu që fillimisht është pezulluar procedura ndaj tij, për shkak të mos prezencës së tij dhe njëkohësisht është bërë kërkesë për caktimin e paraburgimit”, njofton Gjykata.

Ndaj të njëjtit ishte konfirmuar aktakuza më 09.11.2009, derisa ka qenë në mbajtje të dënimit për një vepër tjetër penale.

“Që nga viti 2009 është shmangur ftesave të gjykatës, edhe pse shqyrtimi gjyqësor është caktuar me datë 12.05.2012, por që në mungesë të tij është shtyrë, ashtu që me 25.03.2015 është lëshuar urdhër për sjellje me dhunë, ndërsa me datë 10.09.2015 është bërë kërkesë për lëshimin e letër rreshtimit ndërkombëtarë”, thuhet në njoftimin e Gjykatës së Gjilanit.

Tek tani më 12.08.2020, i akuzuari është arrestuar nga Policia e Kosovës dhe është sjellë para gjykatësit, me ç’rast është mbajtur seanca për shqyrtim gjyqësor.

I akuzuari nuk e pranuar fajësinë dhe në mungesë të dëmtuarit dhe dëshmitarëve seanca është shtyrë për muajin shtator.

“I akuzuari është shtetas i Republikës së Maqedonisë, me vendbanim në fshatin Letnicë Komuna e Vitisë. Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit”, thuhet në komunikatën e Gjykatës së Gjilanit.