Gjilan, akuzohen 4 persona për dhunim të një të miture

Gjatë ditës së sotme, Prokuroria e Gjilanit ka ngritur aktakuzë ndaj katër personave, nën dyshimin se dhunuan të miturën e moshës 17 vjeçare.

Aktakuza thotë se më 23 shkurt, personat S.I., A.A., S.L. dhe A.S., dyshohen se në bashkëkryerje kanë dhunuar të dëmtuarën e mitur, në fshatin Selishtë të komunës së Gjilanit.

Sipas aktakuzës, fillimisht i pandehuri A.S., kishte shfrytëzuar gjendjen e saj dhe me premtimin se do ta martojë, kishte kryer marrëdhënie seksuale në shtëpinë e pabanuar të të pandehurit tjetër S.L.

Aktakuza thotë se më pas, i njëjti u thotë edhe personave A.A. dhe S.L. që të kryejnë marrëdhënie seksuale me të miturën.

Sipas Prokurorisë, pas këtyre veprimeve, të njëjtit e marrin të dëmtuarën për ta dërguar në shtëpi, por pasi afrohen afër shtëpisë së saj, nga vetura bashkë me të miturën zbresin të pandehurit A.S., S.I., S.L., dhe të njëjtit duke shfrytëzuar pozitën e saj, kryejnë marrëdhënie seksuale me të, e të cilët më pas identifikohen dhe arrestohen.