Prokuroria e Gjilanit

Gjilan: Aktaktuzë për aksidentin ku vdiq biçiklisti

Prokuroria në Gjilan ka ngritur aktakuzë ndaj një personi pasi që në fund të nëntorit të këtij viti nga pakujdesia ka rrezikuar trafikun publik, ku si pasojë një person tjetër ka humbur jetën.

Sipas Prokuorisë, i pandehuri akuzohet se duke drejtuar automjetin e tij “Ford Connect” dhe duke tejkaluar pa sigurtë ka goditur viktimin E.H i cili kishte qenë duke lëvizur me bicikletë në drejtim të njëjtë me veturën.

“I njëjti pas goditjes përplaset në rrugë, duke pësuar lëndime të rënda trupore, për të cilat ka kërkuar ndihmë mjekësore fillimisht në Emergjencën e Spitalit Regjional në Gjilan, pastaj në QKUK, në Prishtinë, me ç’rast pas trajtimit mjekësor nga plagët e marra ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Gjilanit.

Sipas Prokurorisë, me këto veprime, i pandehuri ka kryer veprën penale ‘’Rrezikim i trafikut publik’’.

I pandehuri gjendet nën masën e arrestit shtëpiak që nga data 30 nëntor 2019.