Foto: Gjykata Themelore në Gjilan

Gjilan, 4 vjet burg për vjedhjen në pompë të benzinës

Gjykata e Gjilanit e ka dënuar me 4 vjet burg dhe me 5 mijë euro gjobë të akuzuarin me inicialet A.I për veprën penale për të cilën akuzohej.

Në komunikatën e Gjykatës thuhet se i akuzuari në muajin tetor të vitit 2018, pas mesnate, në pompën e derivateve “Veda Com” në fshatin Pasjan, Komuna e Parteshit, ka hyrë i armatosur dhe i maskuar dhe nën kërcënim e armëve ka kryer grabitjen.

Sipas aktakuzës, ai fillimisht kishte sulmuar fizikisht punëtorët e kësaj pompe dhe më pas kishte marrë 500 euro dhe kishte ikur me veturë nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur.

Komunkata e Gjykatës thotë gjithashtu se i akuzuari, tashmë i dënuar, këto veprime i ka kryer së bashku edhe me dy persona të tjerë, ndaj të cilëve Gjykata e ka veçuar procedurën.

Tutje në komunikatë thuhet se Gjykata ka vazhduar masën e paraburgimit ndaj të dënuarit deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit.