Gjendet një trup i dekompozuar në Durrës

Trupi i pajetë i një personi është gjetur mëngjesin e sotëm në Durrës. Viktima mashkull në gjendje të dekompozuar, është gjetur në det, gjashtë milje larg bregut të detit.

Trupi i pajetë është gjetur i mbështjellë me letër natriban.

Policia ka nisur hetimet, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në morgun e qytetit ku do t’i nënshtrohet ekspertizës mjekoligjore për të bërë të mundur dhe identifikimin e tij.