Gjendet një person i vdekur në shtëpinë e pleqve në Zahaq të Pejës

Një person pa shenja jete, është gjetur sot në shtëpinë e pleqve në fshatin Zahaq të Pejës.

Ende nuk dihen rrethanat në të cilat ka ndodhur vdekja. Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë në Pejë, Fadil Gashi.

Gashi tha se në orën 11 e 40 Policia është njoftuar se në shtëpinë e pleqve në Zahaq, është gjetur një person pa shenja jetë.

“Mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen, në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante dhe është duke u shikuar vendi i ngjarjes”, tha Gashi.